Bota

Nesim Haradinaj del i tensionuar para Gjykatës: Nuk e kam lexuar fare aktakuzën

18 Dhjetor 2020, 10:51 Nga DOSJA
Nesim Haradinaj del i tensionuar para Gjykatës: Nuk e kam lexuar fare

BRUKSEL- Ish-Kreu i UÇK-së, Nesim Haradinaj ka dalë sot para tribunalit të Gjykatës Hagës. Në pyetjen që i është bërë nga Gjykatësi në lidhje me aktakuzën, Haradinaj u përgjigj se e ka nënshkruar dokumentin por nuk e ka lexuar fare.

“E kam nënshkruar një dokument që më është paraqit si një aktakuzë. Të drejtën të them as lexue nuk e kom”, tha Haradinaj para gjyqtarit.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan më 25 shtator, si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës. Më pas ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Pas konfirmimit të aktakuzës tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre. Dje u mbajt senaca për katër ish-zyrtarët e Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. Seanca u zhvillua me përplasje mes avokatëve dhe prokurorisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage nesim haradinaj kosova ne hage nesim haradinaj

Sondazh

Poll