Bota

Covid/ Në 27 dhjetor fillon vaksinimi i qytetarëve në Greqi, do ruhen në frigoriferë të posaccëm në -70 gradë, kush jan

18 Dhjetor 2020, 09:29 Nga DOSJA
Covid/ Në 27 dhjetor fillon vaksinimi i qytetarëve në Greqi, do

GREQI- Dozat e para të vaksinave anti-Covid pritet që të shkojnë në Greqi në datë 27 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke të cilat shkruajnë se qendrat e para të vaksinimit janë bërë gati për të pritur vaksinat anti-Covid të Pfizer dhe BioNtech. Në 27 dhjetor do të vaksinohen edhe 100 personat e parë në shenjë simbolike për ardhjen e vaksinës në Greqi. Nga 100 personat e parë që do të vaksinohen, 50 persona që do të jenë nga personeli mjekësor ndërsa 50 të tjerët do të jenë personat më të rrezikuar nga virusi.

Vaksinat e parë do të shpërndahen në mënyrë të barabartë mes dy qendrave spitalore anti-Covid në Greqi. Spitali anti-Covid i “Evangelismos” dhe ai i “Sotiria” do të marin fillimisht dozat e parë të vaksinave. Këto qendra spitalore tashmë janë pajisur edhe frigoriferë deri në -70% ftohje për të mundësuar ruajtjen e vaksinave.

Deri më tani, vaksina anti-Covid është  është miratuar për përdorim edhe në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite, Meksikë dhe Singapor.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksina anti-covid ne greqi vaksina anti-covid ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 18 Dhjetor 2020, 06:25

Pendarovski: Gjuha dhe indentiteti nuk negociohen

Maqedonia e Veriut është e gatshme të bisedojë me Bullgarinë për çështjet e hapura. Ne absolutisht jemi të gatshëm që të përballim argumentet për disa &c...