Bota

Covid në Maqedoninë e Veriut, nga sot hyjnë në fuqi masat e reja të izolimit, Viti i Ri do të festohet mes katër mureve t

18 Dhjetor 2020, 08:20 Nga DOSJA
Covid në Maqedoninë e Veriut, nga sot hyjnë në fuqi masat e

MAQEDONI e VERIUT- Maqedonia e Veriut sot hynë zyrtarisht në izolimin e saj të tretë për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Sipas mediave maqedonase masat e reja anti-Covid do të jenë në fuqi deri në datën 20 janar, ku më pas do të behet një vlerësim i situatës në mënyrë që të merret vendimi në lidhje me heqjen e masave apo shtimin e tyre.

Masat e reja janë:

Hotelet janë të ndaluara që të bëjnë festa apo mbrëmje.

Tubimet janë të ndaluara.

Festat nuk do të lejohen të mbahen as në ambiente të hapura dhe as në ambiente të mbyllura.

Baret, restorantet dhe hotelet do të qëndrojnë hapur deri në orën 18:00.

Shtëpizat me qëra apo vendet turistike do të qëndrojnë të mbyllura.

“Masat e reja parashikojnë riorganizimin e orarit hotelierive dhe ato prej të premtes do të mbyllen në orën 18, në vend të orës 21:00 siç ishte deri më tani. Ndalimi i tubimeve në vendet publike mbetet në fuqi dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale apelohen për të forcuar mbikëqyrjen për respektimin dhe zbatimin e kësaj mase”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë derti tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 76 251 persona me Covid-19 ose 2225 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid ne maqedonine e veriut maqedonia e veriut covid ne maqedonine e veriut maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Bota 18 Dhjetor 2020, 06:25

Pendarovski: Gjuha dhe indentiteti nuk negociohen

Maqedonia e Veriut është e gatshme të bisedojë me Bullgarinë për çështjet e hapura. Ne absolutisht jemi të gatshëm që të përballim argumentet për disa &c...