Bota

Rama iu uron Ditën e Diasporës shqiptarëve jashtë atdheut: Përulem me respekt për ata që ngrenë lart emrin shqiptar

18 Dhjetor 2020, 09:51 Nga DOSJA
Rama iu uron Ditën e Diasporës shqiptarëve jashtë atdheut:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e diasporës me anë të një video ku përmblidhen të gjitha ngjarjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me Shqipërinë jashtë trojeve.

Rama shkruan se i përulet me respekt kujtimit e veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërisë, i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre, që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës.

‘Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërisë, i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre, që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion dhe ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri.’- shkruan Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dita e diaspores edi rama dita e diaspores edi rama

Sondazh

Poll