Bota

“Prokuroria do të heqë fajin nga vetja”/ Haradinaj para Gjykatës: Unë nuk do të flas më ia kam lënë avokatit në dor

18 Dhjetor 2020, 10:56 Nga DOSJA
“Prokuroria do të heqë fajin nga vetja”/ Haradinaj para

BRUKSEL- Ish-Kreu i UÇK-së, Nesim Haradinaj ka dalë sot për herë të parë para tribunalit të Gjykatës së Hagës. Në fjalën e tij Haradinaj është shprehur se prokuroria po kërkon të heqë fajin nga vetja dhe këtë arrin ta kuptojë çdo njeri që ka logjikë. Më tej ai ka vazhduar duke thënë se qëndrimi i tyre vazhdon të jetë i qartë “prokukoria e dhomave të Hagës është e korruptuar”. Haradinaj gjithashtu ka thënë se ata po akuzohen për të larë fajet e prokurorisë. Ndër të tjera, Haradinaj tha se prokuroria po mundohet që të njollosë luftën e UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj. Në fund Nesimi tha se nuk do të flas më dhe se ja ka lënë në dorë avokatit të bëjë deklarimin e tij të pafajsisë.

“Para se të deklarohem dua të them se për mua dhe këdo që ka një logjikë, e kupton se kjo prokurori do të heqë fajin nga vetja. Siç edhe po shihet këtu, Kosova dhe qytetarët e saj janë fajtorë kujdestar. Ne duhet të përgjigjemi pse ju dolën sekretet e tyre. OVL-UÇK-ja nuk mund të fajësohet për nxerrjen e këtyre dokumenteve. Pra, në vendin tim duhet të ishin kolegët e tyre ose edhe vetë ndonjë nga ta. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë se ne kemi qenë dyshues në këto prokurorinë e këtyre dhomave. Mohimi i faktit duke anashkaluar se kush i solli ato dokumente në Kosovë e kush na i solli neve, është çmenduri dhe aspak drejtësi. Ne po akuzohemi për t’i larë fajet e kësaj prokurorie. Kjo prokurori është selektive dhe e njëanshme. Por, tani me këto veprime, po bindem se është edhe e korruptuar. Kjo prokurori po mundohet ta njollosë luftën e UÇK-së dhe luftëtarëve të saj dhe po mundohet të dënojë përfaqësuesit e organizatës së tyre. Deklarimin tim të pafajësisë do ta bëjë avokati im dhe unë më nuk do të flas, do të flas vetëm avokati im” , ka thënë ai.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan më 25 shtator, si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës. Më pas ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Pas konfirmimit të aktakuzës tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre. Dje u mbajt senaca për katër ish-zyrtarët e Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. Seanca u zhvillua me përplasje mes avokatëve dhe prokurorisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage nesim hardinaj kosova ne hage nesim hardinaj

Sondazh

Poll