Bota

Kosova në Hagë/ Tensione mes palëve, përfundon seanca e parë e Haradinajt dhe Gucatit: Prokuroria është e korruptuar, ne

18 Dhjetor 2020, 08:31 Nga DOSJA
Kosova në Hagë/ Tensione mes palëve, përfundon seanca e

TIRANËSeanca e parë për ish-krerët e UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin në tribunalin e Gjykatës së Hagës ka përfunduar. Seanca për Haradinaj nisi në orën 11:00 ndërsa për Gucatin nisi në orën 14:00 ku dhe pati përplasje mes palëve akuzuese dhe të akuzuarëve. Në fjalën e tij, Haradinaj është shprehur se nuk e ka lexuar fare aktakuzën pasi janë të gjitha shpifje nga ana e prokurorisë. Më tej Haradinaj tha se ata janë akuzuar pa të drejtë dhe se prokuroria është e njëanëshme dhe e korruptuar. Në fund të fjalës ish-Kreu i UÇK-së tha se nuk do të flas më dhe se ai pafajsinë e ka lënë në dorë të avokatit mbrojtës.

Ndërkohë që Gucati deklaroi para Gjykatës së Hagës se është i pafajshëm dhe i ak hedhur të gjitha akuzat poshtë. Në fjalën e tij para trupit gjykues Gucati deklaroi se ushtarët e UÇK-së nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë mbrojtur shtëpinë dhe atdheun e tyre dhe se kjo gjë ka për të vazhduar.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan më 25 shtator, si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës. Më pas ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Pas konfirmimit të aktakuzës tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre. Dje u mbajt senaca për katër ish-zyrtarët e Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. Seanca u zhvillua me përplasje mes avokatëve dhe prokurorisë.

Kjo e fundit kërkoi nisjen e gjyqit në shtator të vitit 2021, ndërsa avokatët duan 18 muaj kohë.

(I.A/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 18 Dhjetor 2020, 06:25

Pendarovski: Gjuha dhe indentiteti nuk negociohen

Maqedonia e Veriut është e gatshme të bisedojë me Bullgarinë për çështjet e hapura. Ne absolutisht jemi të gatshëm që të përballim argumentet për disa &c...