Politike

Ministri i ri i Brendshëm, Gent Strazimiri: Nuk ka asnjë dallim midis një personi që Rama e nxjerr nga wc-ja apo nga dhoma e

18 Dhjetor 2020, 08:02 Nga DOSJA
Ministri i ri i Brendshëm, Gent Strazimiri: Nuk ka asnjë dallim midis

TIRANË-Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ishte i ftuar në RTV Ora, ku ka komentuar lëvizjet në qeverinë Rama, largimin e Lleshajt dhe zëvendësimin e tij me Bledi Çuçin.

Me tone ironike ai tha se s’ka asnjë dalim mes një personi që e nxjerr nga WC-ja dhe një tjetri që e nxjerr nga dhoma e gjumit.

 Zakonisht, këtë, anglezët e quajnë “kitchen cabinet”, brenda një familje ndërrohen vendet. Janë tipare të diktaturave, jo të demokracive. Kemi një kitchen drejtësi, çelësat e drejtesisë janë në duart e vëllezërve, motrave apo kunetërve të kësaj administrate. Është kjo drejtësi që ne presim të jetë e pavarur dhe të çojë pas hekurave të pushtetshmit. Një “kitchen drejtësi”, “kitchen cabinet” apo “kitchen gjithçka” rreth rrethit shumë të ngushtë të Edi Ramës apo dhomës së gjumit të Edi Ramës, nuk mund të jetë e pavarur, nuk mund të jetë në dobi të shtetit. Unë mendoj që rezultati duhet të jetë i tillë që të shembet nga fillimi. “Kitchen cabinet”, “kitchen drejtësi” nuk sjell asgjë të mirë as për sot, as për nesër. Nuk shoh asnjë dallim midis një personi që Rama e nxjerr nga wc-ja apo një personi që e nxjerr nga dhoma e gjumit dhe e vë në Ministri të Brendshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent strazimiri gent strazimiri

Sondazh

Poll