Sport

Gatuzo shpërthen ndaj gjyqtarit Masa: “Vetëm në Itali ndodh kjo!”

17 Dhjetor 2020, 07:26 Nga DOSJA

ITALI – “Çfarë i keni thënë gjyqtarit Masa në fundin e ndeshjes”? Ishte kjo një prej pyetjeve që iu bë trajnerit Gatuzo, pas ndeshjes Inter-Napoli, ku napolitanët humbën 1-0 dhe pas daljes jashtë me karton të kuq të Isinjes (71′), mbetën me 10 lojtarë në fushë.

I kam thënë Masas, se dy minuta para kartonit të kuq, i keni bërë komplimente Insinjes, ndërsa dy minuta më vonë e keni nxjerrë jashtë”, – u shpreh Gatuzo për “Sky”. “Vetëm në Itali ndodh kjo gjë, sepse një lojtar të shan për një penallti të dyshimtë. Në Angli nuk ndodh asgjë nëse thua “Fuck off”, vetëm në Itali përjashtohen lojtarët për një gjë të tillë.

Atëherë, kur unë isha futbollist, duhet të luaja një ndeshje po dhe një jo? Një e sharë pas një penalltie të padhënë, mund të jetë e pranueshme. Nuk mund ta nxjerrësh nga ndeshja një futbollist dhe ta lesh ekipin me dhjetë lojtarë në fushë. Vetëm në Itali ndodh kjo,”– është shprehur trajneri karizmatik Xhenaro Gatuzo, pas ndeshjen ndaj Interit në Milano.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gatuzo shperthen inter napoli napoli seria a trajneri karizmatik gatuzo gatuzo shperthen inter napoli napoli seria a trajneri karizmatik gatuzo

Sondazh

Poll