Politike

Do jetë në Hagë për 2.6 vite/ KLP përcakton prokuroren Fatjona Memçaj si ndërlidhëse mes Shqipërisë dhe EUROJUST

17 Dhjetor 2020, 18:03 Nga DOSJA
Do jetë në Hagë për 2.6 vite/ KLP përcakton prokuroren

TIRANË– Këshilli i Lartë i Porkurorisë, ka zgjedhur që ndërlidhëse mes Shqipërisë dhe Eurojust, të jetë  ish-kandidatja për kryeprokurore Fatjona Memçaj.

Në mbledhjen që është zhvilluar online ditën e sotme për shkak të pandemisë së Covid-19,  Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbi bazën e propozimit të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm ka komanduar Memçaj si prokurore ndërlidhëse që do t’i ushtrojë funksionet në zyrën e EUROJUST në Hagë për një periudhë prej 2 vjet e 6 muaj.

Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të integrimit të prokurorisë shqiptare në organizatat evropiane të fokusuara në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve, terrorrizmit, krimit ekonomik, krimit kibernetik etj, përmes rritjes së bashkëpunimit, koordinimit të hetimeve dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit.

“Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe EUROJUST, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi komandimin e znj. Fatjona Memçaj prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, në pozicionin e prokurorit ndërlidhës pranë EUROJUST. Periudha e komandimit do të jetë 2,6 (dy vjet e gjashtë muaj) duke fillua nga 1 Janar 2021.”- thuhet në njoftimin e KLP-së.

Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian. Ai ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga  data 1 nëntor 2019, kur  hyri në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust. Prokurorët ndërlidhës punojnë përkrah kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare ku përfshihet edhe vendi i tyre.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatjona memcaj klp fatjona memcaj klp

Sondazh

Poll