Politike

Ministrja Kushi, takim me homologen e Maqedonisë së Veriut: Diskutuam për zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy qeverive

17 Dhjetor 2020, 17:08 Nga DOSJA
Ministrja Kushi, takim me homologen e Maqedonisë së Veriut: Diskutuam

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ditën e sotme ka takuar homologen e saj nga Maqedonia e Veriut, Mila Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, njofton se me Carovska-n kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes dy vendeve si në nivel rajonal.

“Gjatë takimit, dakorduam gjithashtu mbi zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy qeverive në fushën e arsimit dhe shkencës, sikurse ndamë të njëjtat pikëpamje për të thelluar akoma më tej programin tonë të bashkëpunimit në këto dy fusha” – shprehet ndër të tjera Ministrja Kushi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evis kushi mila carovska evis kushi mila carovska

Sondazh

Poll