Politike

Votimi i Altin Binajt, Yuri Kim: Lajm i madh, na duhet dhe një gjyqtar tjetër dhe Kushtetuesja bëhet funksionale

17 Dhjetor 2020, 14:59 Nga DOSJA
Votimi i Altin Binajt, Yuri Kim: Lajm i madh, na duhet dhe një gjyqtar

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur emërimin e gjyqtarit Altin Binaj në Gjykatën Kushtetuese. Në status në rrjetet sociale, Kim shkruan se ky është një lajm i madh dhe se tani duhet edhe një tjetër gjyqtar që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale.

“Lajm i mirë: Parlamenti miratoi gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese. Tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt. Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit,”- shkruan Kim.

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot me 96 vota pro emrin e Altin Binajt, i cili bëhet kështu anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Me votimin e Binajt tashmë duhet edhe një anëtar për të plotësuar kuorumin e nevojshëm duke e bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Votimi në Kuvend pason vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që i dërgoi Kuvendit emrin e Binajt, në vend të Fatos Lulos, anëtar i shkarkuar i Gjykatës Kushtetuese. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altin binaj ne kushtetuese yuri kim altin binaj ne kushtetuese yuri kim

Sondazh

Poll