Politike

FOTO-LAJM/ Edi Rama ‘bojkoton’ Vjosa Osmanin për të takuar virtualisht ekspertët e Turqisë

17 Dhjetor 2020, 14:50 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Edi Rama ‘bojkoton’ Vjosa Osmanin për të takuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos ishte i pranishëm sot në pritjen që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i bënë presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani. Mungesa e Ramës ra në sy mes deputetëve në Kuvend, të cilët nuk e panë kryeministrin të përshëndeste në shtëpinë e politikës shqiptare, Osmanin, që është sot emri më i rëndësishëm i politikës në Kosovë, pas emërimit edhe si presidente. 

Gjatë kohës që Osmani ishte në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama po përgatitej për një dalje live me Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe Komitetin Shkencor të Pandemisë së Turqisë.

Ishte çështje prioriteti lënia pas “dore” e presidentes së Kosovës dhe fokusimi tek biseda me ekspertët turq? Më 16:30, kryeministri pritet të zhvillojë një takim zyrtar me të, në kryeministri, ku me siguri duhet të ketë edhe një ‘justifikim’ për mungesën sot në Parlament.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me ekspertet turq vjosa osmani ne kuvend vjosa osmani ne tirane edi rama edi rama me ekspertet turq vjosa osmani ne kuvend vjosa osmani ne tirane

Sondazh

Poll