Politike

ME FOTO: Tek selia e PS-së nuk ka COVID! Socialistët mbledhje pa maska e distancë, kokë më kokë diskutojnë fushatën. Gji

17 Dhjetor 2020, 17:51 Nga DOSJA
ME FOTO: Tek selia e PS-së nuk ka COVID! Socialistët mbledhje pa maska

TIRANË– Ka një vend në Shqipëri, ku koronavirusi nuk ekzison! Ai vend është selia e Partisë Socialiste në Tiranë. Mesa duket mbrëmjen e sotme, në seli ka pasur takime me strukturat, por rregullat e vendosura nga vetë socialistët nuk janë respektuar.

Disa me maska dhe disa pa maska janë mbledhur jashtë godinës me njëri-tjetrin për të biseduar gjerë e gjatë se ç’kishin folur në takim. Ndërsa në një foto tjetër të siguruar nga Dosja.al, duket edhe deputeti Damian Gjiknuri, gjithashtu pa maskë edhe pse në ambient të hapur.

Që ta kuptojmë të gjithë; brenda territorit të selisë së PS-së nuk të zë koronavirusit? Apo është e gjitha për propagandë dhe kamera? Një tjetër pyetje që lind natyrshëm është; a do të gjobiten ata që ishin pa maska, përfshirë edhe ish-ministrin Gjiknuri? Fakti që e ka kaluar pandeminë, nuk e përjashton nga mundësia e riinfektimit, por edhe nga masat shtrënguese që janë vendosur dhe firmosur nga vetë kryetari i tij, Edi Rama.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi partia socialiste koronavirusi ne shqiperi partia socialiste

Sondazh

Poll