Politike

Altin Binaj në Kushtetuese/ Soreca MESAZH direkt: KED të përfundojë pa vonesë listat për të tjerët

17 Dhjetor 2020, 15:01 Nga DOSJA
Altin Binaj në Kushtetuese/ Soreca MESAZH direkt: KED të

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur emërimin e Altin Binajt si anëtar të Gjykatës Kushtetuse. Me anë të një reagimi zyrtar, Soreca shkruan se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të përfundojë procesin pa vonasa në mënyrë që edhe kandidatët e tjerë të emërohen nga presidenti Ilir Meta.

Sot Parlamenti shqiptar ka emëruar Z. Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias në qershor të kaluar muajit të kaluar. Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Është thelbësore tani KED të përfundojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e KPGJ-së së parë për bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian,”-shkruan Soreca. 

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot me 96 vota pro emrin e Altin Binajt, i cili bëhet kështu anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Me votimin e Binajt tashmë duhet edhe një anëtar për të plotësuar kuorumin e nevojshëm duke e bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Votimi në Kuvend pason vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që i dërgoi Kuvendit emrin e Binajt, në vend të Fatos Lulos, anëtar i shkarkuar i Gjykatës Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altin binaj altin binaj ne kushtetuese luigi soreca altin binaj altin binaj ne kushtetuese luigi soreca

Sondazh

Poll