Politike

“Është arritur një objektiv i rëndësishëm”/ Ambasadori gjerman bën thirrje: Të rivendoset shpejt funksionimi i Kusht

17 Dhjetor 2020, 15:25 Nga DOSJA
“Është arritur një objektiv i

TIRANË– Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka reaguar pas miratimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, nga Kuvendi.

Përmes një deklarate të publikuar në ‘Facebook’, ambasadori Zingraf shkruan se me zgjedhjen e Binajt si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është arritur një objektiv i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt një gjykate kushtetuese funksionale.

Me zgjedhjen e sotme të Altin Binaj si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është arritur një objektiv i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt një gjykate kushtetuese funksionale. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që në javët dhe ditët e fundit kanë shtruar rrugën drejt vendimit të sotëm. Tanimë është e rëndësishme, që të gjitha institucionet e përfshira të bashkëpunojnë sërish në mënyrë konstruktive për të rivendosur shpejt funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qëndrore e shtetit ligjor në Shqipëri dhe mbetet një kusht i nevojshëm për hapat e ardhshëm të vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thekson ambasadori.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasadori zingraf gjykata kushtetuese ambasadori zingraf gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll