Politike

Kërkoi rikthimin në sistemin e drejtësisë, KPA jep vendimin për Aleksandër Muskajn, humb të drejtën për t’u emëruar

17 Dhjetor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Kërkoi rikthimin në sistemin e drejtësisë, KPA jep vendimin

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë  në fuqi vendimin për largimin e ish-gjyqtarit të lartë Aleksandër Muskaj për një periudhë 15-vjeçare jashtë sistemit të drejtësisë.

Sipas vendimit të shkallës së parë të Vettingut ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë  “humb të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë Gjyqësor ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”.

Pak ditë më parë Muskaj kërkoi rikthimin e tij në sistemin e drejtësisë, ndërkohë KPA pasi ka dëgjuar pretendimet e tij gjatë seancës ka vendosur të lërë në fuqi vendimin për largimin e tij.

Në tetor të vitit 2017, Muskaj dhe 4 anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë, njoftuan largimin nga detyra pas përfundimit të mandatit. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK ata refuzuan t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit, me pretendimin se nuk e kishin më statusin e magjistratit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksandër muskaj aleksandër muskaj

Sondazh

Poll