Politike

Rrezikonte të humbiste syrin pasi u plagos në protestë/ Rama jep lajmin e mirë për policin: Operacioni në Turqi doli me su

17 Dhjetor 2020, 14:46 Nga DOSJA
Rrezikonte të humbiste syrin pasi u plagos në protestë/ Rama jep

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë se operacioni në sy i efektivit Fadil Allaraj, i cili u plagos në protestën për vrasjen e Klodian Rashës, ka dalë me sukses.

Efektivi Fadil Allaraj u dërgua në një spital ushtarak në Turqi për të kryer një ndërhyrje të specializuar në kornean e syrit, e cila iu dëmtua nga një cifël xhami.

“Jam falenderues për mjekët që kanë trajtuar policinë pas plagosjes në protestë. Rrezikoi të humbiste masën e syrit. Pas operacionit të parë për masën e syrit dhe stabilizimin e saj kërkuam që të shkonte në Turqi. Një transplant të korneas të syrit. Ka dalë me sukses. Patjetër i takon një falenderimi veçantë . Edhe për ambasadorin që ishte i gatshëm për të transportuar në kohë rekord. Padyshim që është një aryes për tu gëzuar sot. Gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacion i dytë nuk ishte diçka e garantuar dhe u desh të shkonte atje dhe mesa duket ka dalë me sukses,”-shkruan Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fadil allaraj protesta per vrasjen e klodian rashes edi rama fadil allaraj protesta per vrasjen e klodian rashes

Sondazh

Poll