Sport

VIDEO/ Tifozët e Atalantës “kryqëzojnë” kapitenin e tyre, këndoi himnin e Juventusit para ndeshjes

17 Dhjetor 2020, 09:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Tifozët e Atalantës “kryqëzojnë”

ITALI-Në shtëpinë e Atalantës, çështja Gomez nuk tregon asnjë shenjë qetësimi. Përkundrazi, pak para fillimit të ndeshjes kundër Juventusit, Papu Gomez, futbollisti i Atalantës në fakt filloi të këndonte himnin e Juventusit, i ulur në stol i buzëqeshur.

Skena nuk kaloi pa u fiksuar nga kamerat dhe që në rrjetet sociale ka shkaktuar polemika të shumta, sidomos nga tifozët e Atalantës. Nga ana tjetër tifozët e Juventusit nënvizuan atë që kishte ndodhur me kënaqësi dhe ndoshta edhe me ndonjë “shpresë” për një transferim të argjentinasit në Torino.

Marrëdhënia mes mesfushorit dhe trajnerit Gasperini është e nderë, pasi të dy shkëmbyen grushte ndaj njëri-tjetrit në ndeshjen me Mitdjylland në Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta juventus papu gomez atalanta juventus papu gomez

Sondazh

Poll