Aktualitet

Arrestohet një doganier në Qafë-Thanë, 51-vjeçari lejoi kalimin e mallrave kontrabandë

17 Dhjetor 2020, 14:32 Nga DOSJA
Arrestohet një doganier në Qafë-Thanë, 51-vjeçari

POGRADEC– Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona, mes tyre një doganier pasi dyshohet se lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë. Mësohet se bëhet fjalë për doganierin 51-vjeçar me iniciale V.B., dhe G. J. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në lagjen nr.1, Pogradec, në mjetin furgon tip “Benz”, të 45-vjeçarit u gjetën materiale ndërtimi, sasi nafte dhe dy kuti me fruta.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Njëri prej të ndaluarve, me detyrë doganier në Doganën e Qafë-Thanës, i cili dyshohet se lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen mallra të dyshuara kontrabandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-G. J., 45 vjeç dhe V. B., 51 vjeç (me detyrë doganier në Doganën e Qafë Thanës), të dy banues në Pogradec.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga ana e shërbimeve të Policisë, në lagjen nr.1, Pogradec, në mjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. J., iu gjetën e sekuestruan sasi me materiale ndërtimi, sasi nafte dhe dy kuti me fruta, të cilat ky shtetas i ka kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, ku doganieri V. B., dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer procedurën e zhdoganimit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll