Politike

Meta dekreton ndryshimet e fundit! Dorëheqjen e Sandër Lleshjat dhe emërimin e Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit

17 Dhjetor 2020, 09:55 Nga DOSJA
Meta dekreton ndryshimet e fundit! Dorëheqjen e Sandër Lleshjat dhe

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk ka vonuar shumë dhe ka dekretuar ndryshimet e fundit që janë bërë në qeveri.

Meta ka dekretuar dorëheqjen e Sandër Lleshaj nga posti i Ministrit të Brendshëm, si dhe ka emëruar Bledi Çuçin në këtë post.

Meta ka dekretuar gjithashtu shkarkimin e Çuçit nga Ministria e Bujqësisë si dhe emërimin e  Milva Ekonomit në këtë post.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi në Twitter se ka vendosur emrin e Bledi Çuçit si Ministër të ri të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt në këtë pozicion. Ndërkohë ai bëri të ditur se do ishte Milva Ekonomi ajo që do merrte postin e Ministres së Bujqësisë pas shkarkimit të Çuçit në këtë pozicion. Rama dërgoi mëngjesin e sotëm për dekretim te presidenti emrat e dy Ministrave të cilat pa u vonuar shumë morën ‘ok’ nga Meta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi cuci minister i brendshem ilir meta milva ekonomi bledi cuci minister i brendshem ilir meta milva ekonomi

Sondazh

Poll

Politike 17 Dhjetor 2020, 09:05

TIRANË–  Ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, është shprehur se detyra që i është besuar është përgjegjësi e madhe.Teksa po hynte brenda Kuvendit, aj...