Rindërtimi i Pediatrisë së Beratit, Rama publikon pamjet: Spitali ka rilindur pas vitesh të tëra degradimi
17 Dhjetor 2020, 07:26Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm pamjet që vijnë nga pediatria e spitalit të Beratit.
Rama shkruan se spitali ka rilindur pas disa vitesh degradim duke ndryshuar në një spital me standarte optimale për kujdesin e pacientëve.
‘MIRËMËNGJES dhe me këtë vizitë tek reparti i pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, që ka rilindur pas vitesh të tëra degradimi, duke u shërbyer me standarde optimale vogëlushëve në nevojë për kujdes shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë’- shkruan Rama.
Mjekët thonë se kushtet të spital janë më të mira e se i kanë të gjitha mjetet e duhura për ti shërbyer sa më mirë pacientëve.
“Sapo vjen prezantohesh me shërbimin e pediatrisë. Ky shërbim është i rikonstruktuar, thuajse e gjithë kjo hapësirë ka qenë e mbyllur dhe ka pasur 2 dhoma gjithsej. Tani është bërë i plotë, kemi recepsionin ku paraqiten të sëmurët. Nuk kemi pasur dhomë vizitash ndërsa tani e kemi bërë. Kemi dhomën e konsultave të mjekut pediatër. Nëse do të keni qenë në spitalin e vjetër do shihnit si ka ndryshuar edhe nga ana funksionale. Kjo hapësirë është bërë nga e para, e përshtatshme për shërbimin e urgjencës për fëmijët 1 ditore. Këtu është volumi kryesor i punës. Urgjenca është e pajisur me oksigjenin, fëmija po të ketë probleme e merr ndihmën në urgjencë. Të sëmurët rëndë shtrohen në repartin e terapisë intensive. Kemi dhomat e shtrimit me shtretër të rinj” – tha mjeku.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino ka bërë xhiron...
TIRANË- Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identitetiMarrëveshja që shte...
TIRANË- Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi, ka reaguar pasi zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erion Braçe kritikoi Albin Kurti...
TIRANË– Zëvendës-presidentja e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Mimi Kodheli, ka uruar Milva Ekonomin, pas...
TIRANË – Një muaj pas dorëzimit të kallëzimit nga Taulant Balla për privatizimin e ish Kompleksit Sportiv Partizani, që socialistët e kanë quajtur si...
TIRANË– U dëshën 6 ditë nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që kryeministri Edi Rama të publikonte emrin e pasardhësit të tij. Kr...