Politike

Kuvendi rrëzon dy dekretet e Presidentit, miratohet emërimi i Binaj dhe dy ministrat e rinj/ Përplasje mes deputetëve, Edi R

17 Dhjetor 2020, 07:56 Nga DOSJA
Kuvendi rrëzon dy dekretet e Presidentit, miratohet emërimi i Binaj

TIRANËKuvendi i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë! Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2021 si dhe për metrologjinë të cilat nuk gjetën miratimin e deputetëve të mazhorancës në parlament.

Po ashtu është miratuar dekreti i Presidentit Meta për emërimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi me 97 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim. Ndërsa me 101 vota pro, Kuvendi miratoi shkarkimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm.

Seanca plenare nisi me debate të forta mes deputetëve. Ishte deputeti Kujtim Gjuzi i cili nga poltorja e Kuvendit hodhi një deklaratë të fortë mbi efektivët që ishin në punë në momentin e vrasjes së Klodian Rashës. Ai u shpreh në mes të Kuvendit se policët kanë qënë të gjithë të droguar. Ai ‘kërcënoi’ edhe Taulant Ballën, të cilit i tha të mos e ‘zgjasë shumë’ sepse mund t’i nxjerrë ndonjë emër që nuk duhet, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër se për çfarë e kishte fjalën.

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni kërkoi sqarim se pse në listën që iu është paraqitur para ligjvënësve sot në Kuvend është vetëm një kandidat për Gjykatën Kushtetuese. Ai shtoi se kjo është një procedurë e jashtëligjshme dhe tha se në këtë listë që do të duhet të miratohet sot, duhet të ishin 3 kandidatë dhe jo vetëm 1.

Deputeti Myslym Murrizi është shprehur para seancës plenare se nuk do të votojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët që janë propozuar.Murrizi tha se po votohet nga halli e duke qënë kështu nuk ka për të votuar ‘hasan e hysen’. Ndër të tjera Murrizi shtoi se në Gjykatën Kushtetuese po kandidojnë persona që kanë lidhje me persona të përfshirë në politikë.

Deputetja Rudina Hajdari komentoi protestën që u zhvillua nga të rinjtë për vrasjen e Klodian Rashës. Nga Kuvendi ajo deklaroi se të rinjtë kanë ëndërr që të bëhen trafikantë droge vetëm që të dalin nga varfëria ku janë futur. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë seancës së sotme plenare i bëri thirrje deputetëve që të votojnë projektligjin që forcon politikën penale ndaj ndërtimeve pa leje.

E pranishme gjatë seancës ishte dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ndodhet në Shqipëri për një vizitë tre ditore. Gjatë fjalës së saj në Kuvend Osmani deklaroi se Kosovës nuk i duhet një tra nga Shqipëria.

(a.b/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 17 dhjetor 2020 seance plenare 17 dhjetor 2020

Sondazh

Poll