Politike

17 Dhjetor 2020, 09:05 Nga DOSJA

TIRANË–  Ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, është shprehur se detyra që i është besuar është përgjegjësi e madhe.

Teksa po hynte brenda Kuvendit, ajo është ndaluar nga gazetarët për tu pyetur në lidhje me emërimin e ri që u bë ditën e djeshme publike nga kryeministri Edi Rama.

Ekonomi tha para gazetarëve se është përgjegjësi e madhe e se i duhet më shumë siguri dhe mbështetje nga ana e gazetarëve.


Natyrisht që është përgjegjësi e madhe, besoj që më duhet bashkëpunim, më duhet të kuptoj, më shumë siguri dhe mbështetje dhe nga ana juaj. Në atë Ministri kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me BE. Ne sapo kemi filluar një mbështetje për fermerët për uljen e të gjitha barrierave fiskale, më shumë besim, më shumë përkrahje, dhe më shumë eksporte”, u shpreh Ekonomi para nisjes së seancës në Kuvend.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike milva ekonomi milva ekonomi

Sondazh

Poll