Politike

100 vite nga antarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Meta: Akt unik në historinë e kombit tonë

17 Dhjetor 2020, 08:10 Nga DOSJA
100 vite nga antarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve,

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka kujtuar në ‘Facebook’ se sot bëhen 100 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Meta shkruan se ky është një akt unik në historinë e kombit tonë që vendosi garanci për kufinjtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913.

‘Mirënjohje për kontributin e spikatur të Presidentit amerikan Thomas Woodrow Wilson, i cili nëpërmjet planit të Tij prej 14 pikash hodhi themelet e një paqeje të barabartë në Europë, krijimin e konceptit të kombeve me të drejta të barabarta, pavarësisht madhësisë së tyre dhe vizionin për një organizatë të sigurisë kolektive si Lidhja e Kombeve.’- shkruan Meta.

Postimi i plotë i Metes:

Si sot, 100 vjet më parë, Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Ky akt unik në historinë e kombit tonë, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin, rikonfirmoi pavarësinë dhe vendosi garanci për kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913. Mundi, sakrificat dhe luftërat e popullit shqiptar, sidomos përpjekjet diplomatike të patriotëve, kudo ku ndodheshin, veçanërisht të Federatës Patriotike “Vatra” dhe kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, Fan S. Noli, u kurorëzuan nëpërmjet këtij akti jashtëzakonisht të rëndësishëm, që e pranoi Shqipërinë, edhe pse të lodhur e të copëtuar nga Lufta e Parë Botërore, si të barabartë mes të gjitha kombeve, me të drejtat dhe detyrimet, që buronin nga anëtarësimi në këtë organizatë.Mirënjohje për kontributin e spikatur të Presidentit amerikan Thomas Woodrow Wilson, i cili nëpërmjet planit të Tij prej 14 pikash hodhi themelet e një paqeje të barabartë në Europë, krijimin e konceptit të kombeve me të drejta të barabarta, pavarësisht madhësisë së tyre dhe vizionin për një organizatë të sigurisë kolektive si Lidhja e Kombeve.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll