Politike

Pas takimit me Kryeparlamentarin Ruçi, Vjosa Osmani kryen nderime te Varrezat e Dëshmorëve 

17 Dhjetor 2020, 09:30 Nga DOSJA
Pas takimit me Kryeparlamentarin Ruçi, Vjosa Osmani kryen nderime te

TIRANË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po kryen nderime te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet Presidentja të vendos kurorë me lule te Varrezat Dëshmorëve dhe të përulet para tyre.

Presidentja Osmani para se të bënte nderimet te varrezat fillimisht ka patur një takim me Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Takimi u mbajt në Kryesinë e Kuvendit para Kryeministrisë dhe zgjati rreth 45 minuta.


Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tre ditë ku do të kryej takime politike të ndryshme. Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit, ndërsa në orën 17:00 doli në një konferencë për shtyp me presidentin e vendit Ilir Meta. Ditën e sotme pritet të takojë Kryeministrin Rama.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike osmani vizite te varrezat e deshmoreve te kombit vjosa osmani osmani vizite te varrezat e deshmoreve te kombit vjosa osmani

Sondazh

Poll

Politike 17 Dhjetor 2020, 09:05

TIRANË–  Ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, është shprehur se detyra që i është besuar është përgjegjësi e madhe.Teksa po hynte brenda Kuvendit, aj...