Politike

Meta dekreton Çuçin dhe Ekonimin si Ministra, nuk vonon, jep ‘OK’ për ndryshimet e reja në Qeveri

17 Dhjetor 2020, 09:38 Nga DOSJA
Meta dekreton Çuçin dhe Ekonimin si Ministra, nuk vonon, jep

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë ‘ok’ për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm dhe të Bujqësisë.

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama propozoi Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin ministre të Bujqësisë, emrat i kanë shkuar në zyrë Presidentit Ilir Meta, i cili pritet t’i dekretojë.

Bledi Çuçi u propozua nga Kryeministri si ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, i cili u largua pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ndërsa Milva Ekonomi u propozua në vend të Bledi Çuçit si ministre e Bujqësisë.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi në Twitter se ka vendosur emrin e Bledi Çuçit si Ministër të ri të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt në këtë pozicion. Ndërkohë ai bëri të ditur se do ishte Milva Ekonomi ajo që do merrte postin e Ministres së Bujqësisë pas shkarkimit të Çuçit në këtë pozicion. Rama dërgoi mëngjesin e sotëm për dekretim te presidenti emrat e dy Ministrave të cilat pa u vonuar shumë morën ‘ok’ nga Meta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi milva ekonomi bledi çuçi milva ekonomi

Sondazh

Poll

Politike 17 Dhjetor 2020, 09:05

TIRANË–  Ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, është shprehur se detyra që i është besuar është përgjegjësi e madhe.Teksa po hynte brenda Kuvendit, aj...