LAJM I MIRË/ Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen: Lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi vetëm me karta identiteti
16 Dhjetor 2020, 21:50Nga DOSJA
TIRANË- Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti
Marrëveshja që shtetasit serb të futen në Shqipëri ose anasjelltas vetëm me karta identiteti (Pa pasoportë siç ka ndodhur deri më tani) u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik. Kryeministri Rama e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.10474, DATË 27.10.2011 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi, ka reaguar pasi zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erion Braçe kritikoi Albin Kurti...
TIRANË– Zëvendës-presidentja e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Mimi Kodheli, ka uruar Milva Ekonomin, pas...
TIRANË – Një muaj pas dorëzimit të kallëzimit nga Taulant Balla për privatizimin e ish Kompleksit Sportiv Partizani, që socialistët e kanë quajtur si...
TIRANË– U dëshën 6 ditë nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që kryeministri Edi Rama të publikonte emrin e pasardhësit të tij. Kr...
TIRANË– Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë për të zhvilluar vizitën e parë zyrtare në vend, si kryetare e përkohshme e shtetit të Kosovës. Në...