Politike

Deklarata e Ramës për Bashën, Kryemadhi: Ka vite që po kërkon të bëjë diversion dhe nuk ia ka dalë

16 Dhjetor 2020, 16:14 Nga DOSJA
Deklarata e Ramës për Bashën, Kryemadhi: Ka vite që po

TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

E ftuar në në emisionin ‘Top Talk’, Kryemadhi, e  cilësoi deklaratën e kryeministrit si një tentativë për diversion që po e bën prej dy vitesh. Ndër të tjera ajo ka thënë se nuk duhet të ngelemi peng i leksikut të Edi Ramës.

Edi Rama u kujdes dje që të veçonte në leksikun e tij publik Lulzim Bashës nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po bën diversion Rama apo ka diçka të ndryshme?
‘Rama ka dy vite që bën diversion. Rama gjithmonë kërkon të identifikojë Bashën me Berishën. Kërkon gjithmonë të identifikojë Monikën me Ilir Metën. Kërkon pastaj të identifikojë policin e mirë me policin e keq e kështu me radhë, sepse sot e kësaj dite, përpara se të arrijë të merret me pozicionimet tona, jam e bindur që çdo qytetar do të donte të dëgjonte nga z. Rama sa vende pune ka hapur në Shqipëri, sa ka ulur çmimet, taksat. Deri më sot shohim vendime që shkruhen në letër por nuk zbatohen. Prandaj është shumë e rëndësishme për opozitën dhe për të gjithë ne që të mos ngelemi peng i leksikut të Edi Ramës.”– tha ajo.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 15:19

TIRANË– Qeveria Shqiptare, ditën  e sotme ka miratuar Aktin Normativ të Buxhetit 2020. Në mbledhjen që është zhvilluar sot u miratua dhe paketa finan...