Politike

Balla: Të enjten miratojmë përfundimisht buxhetin

16 Dhjetor 2020, 13:04 Nga DOSJA
Balla: Të enjten miratojmë përfundimisht buxhetin

PEQIN- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar kthimin e në Kuvend të projekt-buxhetit për vitin 2021 që i ka bërë Presidenti Ilir Meta. Gjatë një vizite në një qendër shëndetësore në Peqin ai e quajti Metën si një aktor të opozitës në rrugë.

Më tej Balla tha se ditën e nesërme do të miratohet përfundimisht buxheti, ku një pjesë e tij është planifikuar për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Në fund të fjalës së tij Balla tha se Meta e ka penguar kalimin e buxhetit për vitin 2021.

“Shqipëria reale është kjo këtu ku vetëm përpara pak kohësh ne filluam punën për rikonstruktimin e saj. Ishte një qendër shëndetësore që nuk ishte vendosur dorë që prej 40 vitesh dhe falë vëmendjes së qeverisë ne arritëm ta kthejmë në një qendër model. Ne ditën e enjte miratojmë përfundimisht buxhetin. Përballemi me një lojë politike djallëzore nga Presidenti i Republikës që nuk është një President por një aktor i opozitës së rrugës. Pengoi me kaq javë hyrjen në fuqi të buxhetit ku ne kemi planifikuar të gjithë investimin tonë buxhetor për sigurimin e vaksinës. Të luash me 1 orë sot është kundër interesit të këtij vendi e jo më me disa javë. Ky është Presidenti që kemi. Kemi planifikuar 12 mln dollarë që do të vendosen në shërbim të Ministrisë së Shëndetësisë për të mbuluar mjekimin falas të të prekurve me COVID-19. Është një prek aktorëve të opozitës dhe ka bllokuar kalimin e buxhetit 2021,″ ka thënë ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta taulant balla ilir meta taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 11:43

TIRANË– Një shkrim ku Frrok Çupi sulmonte reperin Arkimed Lusha, duke e krahasuar me të atin, Sali Lushaj, që sipas tij ka qenë hajdut pulash, ka sj...