Politike

Pas dorëheqjes së Lleshajt/ Rama: Bledi Çuçi, ministri i ri i Brendshëm! Milva Ekonomi, ministre e Bujqësisë. Me ‘sytë

16 Dhjetor 2020, 13:08 Nga DOSJA
Pas dorëheqjes së Lleshajt/ Rama: Bledi Çuçi, ministri i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e ministrit aktual të Bujqësisë, Bledi Çuçi për të zëvëndësuar në detyrë, Sandër Lleshajn. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Rama deklaroi se Çuçi do të jetë emri i ri i ministrit të Brendshëm, ndërsa në vend të tij do të caktohet Milva Ekonomi, e cila do të zërë postin si ministre e Bujqësisë.

Ndër të tjera, numri një i qeverisë shkruante se brenda ditës, dy emrat do t’i shkonin presidentit të vendit, Ilir Metës, i cili do të vendosë nëse do t’i dekretojë ose jo. 

‘Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy interesa të përkushtuar në çdo detyrë që kanë bërë këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politikës së padyshimtë.’- shkruan Rama në Tëitter.

Kjo lëvizje vjen pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt i cili mori këtë post më 6 nëntor 2018. Ai dha dorëheqjen pak ditë më parë, shkak u bë vrasja e të riut, 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe protestat që nisën nga qytetarët për këtë ngjarje. Mirëpo zërat për një dorëheqje të mundshme të Lleshajt kanë qarkulluar muaj më parë por gjithmonë u mohuan.

Ndërkohë që kanë filluar reagimet në rrjet për emrin e ri të propozuar nga Rama. Dosja.al ka mbledhur informacione nga jeta e Çuçit duke bërë një profil të plotë të tij. Ndërkohë që ka edhe një mospërputhje në shkollimin e tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ministri i kabinetit Rama ka studiuar për t’u bërë “sigurims”, megjithatë kjo nuk e ndikon ligjërisht për të mos e marrë detyrën e ofruar nga Rama. Po a do të pranojë kreu i shtetit, Ilir Meta?

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledu cuci minister i brendshem edi rama bledu cuci minister i brendshem edi rama

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 11:43

TIRANË– Një shkrim ku Frrok Çupi sulmonte reperin Arkimed Lusha, duke e krahasuar me të atin, Sali Lushaj, që sipas tij ka qenë hajdut pulash, ka sj...