Politike

E bëri Ministre të Bujqësisë, Rama nuk i di mbiemrin!

16 Dhjetor 2020, 13:37 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, njëkohësisht dhe deputete në Partinë Socialiste është emëruar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama si Ministre e Bujqësisë.

Ky vendim u tha pak minuta më parë në profilin zyrtar të Ramës në Twitter prej nga fillimisht tha emrin e Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm e më pas postin që do mbajë Ekonomi në qeveri.

Mirëpo, Rama nuk ia di mbiemrin e saktë Ministres së re të Bujqësisë. Në Twitter Rama ka shkruar ‘Ikonomi’, ndërkohë që kryetarja e komisionit të Ekonomisë e ka mbiemrin e saktë ‘Ekonomi’.

Kjo pasqyrohet dhe në faqen zyrtare të Parlamentit, dhe të Facebook-ut të saj zyrtar.

Mbase në deklarata të tilla kaq zyrtare kryeministri ynë do duhet të mendohet dy herë para se bëjë lapsuse të tilla!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama milva ekonomi ministrja e bujqesise edi rama milva ekonomi ministrja e bujqesise

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 11:43

TIRANË– Një shkrim ku Frrok Çupi sulmonte reperin Arkimed Lusha, duke e krahasuar me të atin, Sali Lushaj, që sipas tij ka qenë hajdut pulash, ka sj...