Politike

PROFIL/ Nga sekretar në Ministër të Brendshëm, kush është Bledi Çuçi, politikani që ka shërbyer brenda PS-së për 13

16 Dhjetor 2020, 14:01 Nga DOSJA
PROFIL/ Nga sekretar në Ministër të Brendshëm, kush

TIRANË– Bledi Çuçi, Ministri i ri i Brendshëm i emëruar nga kryeministri Edi Rama nuk është emër i panjohur për Shqipërinë!

Ministri i cili deri më sot mbante postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbaruar përfundimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë.

Çuçi ka mbajtur postin e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore (shtator 2013 – mars 2017), aty ku udhëhoqi punën për konceptimin, përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative-Territoriale, në bashkërendim me Komisionin e Posaçëm Parlamentar për këtë reformë, si dhe me programet e agjencitë ndërkombëtare që e përkrahën reformën.

Bledi shërbeu, po ashtu, si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit në qeverinë Rama. Ai dhe ekipi i tij krijuan sisteme për përfshirjen e qytetarëve në parandalimin dhe denoncimin e akteve korruptive, si dhe drejtuan punën për raportimin në organizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë BE, lidhur me punën e qeverisë në luftën kundër korrupsionit.

I diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe me diplomë pasuniversitare (Master) në menaxhim nga Universiteti Hasselt në Belgjikë, Çuçi ka kontribuar për të çuar përpara reformat në qeverisjen vendore dhe në administratën publike në Shqipëri. Gjatë viteve 2001 – 2005, ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Shtylla e Qeverisjes Lokale; Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Qeverisjes Lokale dhe Decentralizmit; Drejtor për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Ministrinë e Qeverisjes Lokale dhe Decentralizmit; dhe Këshilltar i Ministrit në këtë ministri. Gjatë kësaj periduhe, ai udhëhoqi punën për reformën e Shërbimit të Gjendjes Civile, reformë që hodhi hapa themelorë për modernizmin e këtij shërbimi në Shqipëri. Në këtë periudhë, Bledi ishte, po ashtu, anëtar i Grupit Negociator të Shqipërisë lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian.

Bledi është aktiv në strukturat drejtuese të Partisë Socialist (PS) që nga viti 2007 kur u bë anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS, ku vazhdon të bëjë pjesë.

Në periudhën 2011 – 2012, Bledi shërbeu si Ekspert Ligjor, i deleguar nga PS, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Gjatë viteve 2012-2013, Bledi shërbeu si Nënsekretar për Çështjet Zgjedhore në PS. Në këtë detyrë organizoi punën me strukturat lokale të PS për të zbatuar Kodin Zgjedhor, si dhe drejtoi punën për informimin e medias dhe për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë lidhur me çështje të zbatimit të ligjit dhe të praktikave më të mira në kuadër të përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2013.

Bledi ka shërbyer, po ashtu, si Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës për Autonomi Lokale në Shqipëri, ndërsa gjatë viteve 2006 – 2010, ka shërbyer si ekspert ligjor dhe drejtues grupesh pune për disa programe ndërkombëtare dhe vendase, duke përfshirë detyrën si Këshilltar për Reformën në Administratën Publike në Ministrinë e Shërbimeve Publike në Kosovë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi bledi cuci ministri i ri i brendshem bledi çuçi bledi cuci ministri i ri i brendshem

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 11:43

TIRANË– Një shkrim ku Frrok Çupi sulmonte reperin Arkimed Lusha, duke e krahasuar me të atin, Sali Lushaj, që sipas tij ka qenë hajdut pulash, ka sj...