Politike

Vizita e parë shtetërore/ Vjosa Osmani mbërrin në Tiranë, takohet me presidentin Meta, i bënë një dhuratë të veçantë

16 Dhjetor 2020, 14:40 Nga DOSJA
Vizita e parë shtetërore/ Vjosa Osmani mbërrin në

TIRANË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë pak çaste më parë. Ajo është takuar me presidentin e vendit Ilir Meta.

Osmani e ka nisur vizitën në Shqipëri me një homazh të Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë. Ajo ka thënë se nisja e vizitës me homazh te varri i heroit kombëtar është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor.

Gjatë takimit me Metën ajo i ka dhënë ati një dhuratë që i kanë sjellë gratë, të cilat ishin viktima seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tre ditë ku do të kryej takime politike të ndryshme. Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit, ndërsa pak minuta më vonë ajo pritet të dalë në një konferencë për shtyp me presidentin e vendit Ilir Meta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vjosa osmani vjosa osmani takim me meten vjosa osmani vjosa osmani takim me meten

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 11:43

TIRANË– Një shkrim ku Frrok Çupi sulmonte reperin Arkimed Lusha, duke e krahasuar me të atin, Sali Lushaj, që sipas tij ka qenë hajdut pulash, ka sj...