Politike

16 Dhjetor 2020, 15:19 Nga DOSJA

TIRANË– Qeveria Shqiptare, ditën  e sotme ka miratuar Aktin Normativ të Buxhetit 2020. Në mbledhjen që është zhvilluar sot u miratua dhe paketa financiare për pensionistët dhe shtresat në nevojë, në prag të festave të fundvitit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë të ditur nga fondi 1,4 miliardë lekë nga fondi shtesë  400 milion lekë  do të jenë për spitalet për situatën covid, 1 mld lekë për ndihmën ekonomike. Po ashtu Denaj ka sqaruar dhe se për kë do të shkojnë pjesa tjetër sakaq ka shtuar se përveç shëndetësisë ka thënë se një pjesë e parave do të shkojnë për mbështetjen e projekteve në prag të zgjedhjeve, për arsimin, e infrastrukturën.

Miratuam fond shtesë 1.4 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, 400 milion lekë për spitalet për situatën covid, 1 mld lekë për ndihmën ekonomike dhe paaftësiëë. Mbështetje shtesë për infrastrukturën energjinë dhe reformën e ujit. Parashikohen 2.9 mld lekë pagesa për rreth 30 projekte. 420 mln lekë subvencion i është dhënë ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. 200 milionë lekë për shpronësim dhe shlyerje detyrimesh në infrastrukturë. Me rëndësi edhe shtesa 673 milionë lekë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për dy projekte, identifikimi elektronik i zgjedhjeve dhe votimi elektronik. Ky buxhet nuk e ka lënë pas as arsimin, për të cilën jepen 100 milion lekë. Këtë vit kemi pasur 4 akte normative në mars e maj, paketa 1 dhe 2 ku u ndihmuan mbi 300 mijë individë. Në vitin 2021 presim rritje ekonomike 5,5%. Ne synojmë të jetë një vit drejt kthimit të normalitetit. Me shpresën e sigurimit të vaksinës presim të sjellë liri më të gjërë dhe konsum më të gjërë”- tha ajo.

vijon….

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj anila denaj

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 11:43

TIRANË– Një shkrim ku Frrok Çupi sulmonte reperin Arkimed Lusha, duke e krahasuar me të atin, Sali Lushaj, që sipas tij ka qenë hajdut pulash, ka sj...