Politike

Këshilli i Europës denoi dhunën policore ndaj protestuesve, Gent Strazimiri: Përgjegjësia penale ka emër dhe quhet Ardi Ve

16 Dhjetor 2020, 15:29 Nga DOSJA
Këshilli i Europës denoi dhunën policore ndaj protestuesve, Gent

TIRANË – Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar për dhunën plicore të ushtruar ndaj gazetarëve dhe protestuesëve gjatë revoltës për Klodian Rashës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri ka nënvizuar se edhe Europa ka dënuar dhunën ndaj protestuesve, ndërsa PD- ja, ka dërguar një akt-akuzë në SPAK, lidhur më dhunën dhe thotë se përgjegjësia penale ka emër dhe quhet Ardi Veliu.

Reagimi i Strazimirit: 

Evropa njëzëri, në nivel legjislativ dhe ekzekutiv ka dënuar:
DHUNËN POLICORE ndaj PROTESTUESVE dhe GAZETARËVE! Është një GRUSHT FRONTAL në fytyrën e pafytyrë të Edi Ramës e në barkun e tij të pangijshëm! Është akuzë evropiane drejtpërdrejt ekzekutorëve të DHUNËS POLICORE sistemike, me plan masash dhe plane operacionale, për Ardi Veliun dhe cilindo prej atyre që kanë vënë firmat nën to! Evropa e ka ngritur akt-akuzën e saj, në një tempizëm perfekt me akt-akuzën që Partia Demokratike dërgoi në SPAK për të njëjtin ekzekutor, i cili duhet të përgjigjet edhe për
* mbrojtjen kriminale ndaj policit vrasës,
* fshehjen kriminale të dinamikës së ngjarjes përmes komunikata zyrtare të policisë,
* dezinformimin kriminal të opinionit publik në lidhje me personalitetin e viktimës.
Deri tani:
* Përgjegjësia penale ka emër dhe quhet Ardi Veliu & co!
* Dhuna ka emër dhe quhet Edi Rama!

LIRIA gjithashtu ka emër, quhet: RINI PROTESTUESE!

(A.k. dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent strazimiri protesta per klodian rashen gent strazimiri protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 15:19

TIRANË– Qeveria Shqiptare, ditën  e sotme ka miratuar Aktin Normativ të Buxhetit 2020. Në mbledhjen që është zhvilluar sot u miratua dhe paketa finan...