Politike

Takimi me Ambasadorin në ikje të Polonisë, Meta: E falenderova për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

16 Dhjetor 2020, 11:54 Nga DOSJA
Takimi me Ambasadorin në ikje të Polonisë, Meta: E falenderova

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin në ikje të Polonisë në Shqipëri, Karol Bachura.

Kreu i shtetit bën të ditur në ‘Facebook’ se gjatë takimit shprehu vlerësimin dhe kontributin që Bachura ka dhënë në forcimin e marrdhënieve diplomatike të dy vendeve.

‘E falënderova Ambasadorin për ndihmën e Polonisë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmetit të vitit të kaluar, si dhe për ndihmën e vyer në përballimin e pandemisë COVID-19 në vendin tonë.’- shkruan Meta.

Mesazhi i Metës: 

Pata kënaqësinë të takohesha sot me Ambasadorin e Republikës së Polonisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Karol Bachura, me rastin e përfundimit të misionit të Tij diplomatik.Vlerësova rolin dhe kontributin e Tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nënvizova nivelin shumë të mirë dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në dobi të popujve e vendeve tona. Falënderova për qëndrimin mbështetës të Polonisë për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për ndihmën e mbështetjen e Polonisë veçanërisht në kuadrin e V4 dhe V4-WB6. Shumë i lumtur nga statistikat dhe interesi në rritje i turistëve polakë për të vizituar Shqipërinë, e sigurova se ne mirëpresim një numër edhe më të madh të tyre për ta kthyer turizmin shqiptar dhe Shqipërinë në destinacionin e tyre të preferuar. E falënderova Ambasadorin për ndihmën e Polonisë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmetit të vitit të kaluar, si dhe për ndihmën e vyer në përballimin e pandemisë COVID-19 në vendin tonë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta karol bachura ilir meta karol bachura

Sondazh

Poll

Politike 16 Dhjetor 2020, 11:43

TIRANË– Një shkrim ku Frrok Çupi sulmonte reperin Arkimed Lusha, duke e krahasuar me të atin, Sali Lushaj, që sipas tij ka qenë hajdut pulash, ka sj...