Sport

As Trezeguet dhe as Henry, Zidane tregon sulmuesin më të mirë francez: Për mua ai…

16 Dhjetor 2020, 15:05 Nga DOSJA
As Trezeguet dhe as Henry, Zidane tregon sulmuesin më të mirë

MADRID– David Trezeguet dhe Thierry Henry janë lënë në hije, të paktën ky është opinioni i Zinedine Zidane. Për trajnerin e Real Madrid, në fakt, sulmuesi më i mirë francez ndonjëherë është Karim Benzema. Dje sulmuesi shënoi dy gola në kampionët kundër Athletic Bilbao.

“Kur luan 11 kundër 10, nëse e interpreton mirë ndeshjen, mund ta bësh më të thjeshtë, por ndodhi e kundërta. U nxituam shumë, duhet të ishim më të duruar. Pas ndeshjes së katërt në 10 ditë gjithsesi arritëm 3 pikë të tjera dhe duhet të jemi shumë të kënaqur. Courtois bëri një pritje të madhe në fund, është e vërtetë, por e merituam fitoren. E rëndësishme ishte të fitonim dhe ia dolëm.”

Pastaj, elozhet për qendërsulmuesin francez, që shënoi dy gola. Zidane një emblemë e Francës si futbollist dhe pjesë e historisë së kësaj skuadre, rezervoi një deklaratë vërtet të rëndësishme për sulmuesin e tij.

“Për mua ai është më i miri, gjithmonë e ka dëshmuar vlerën e tij. Ai nuk është një 9 i pastër, ai nuk mendon vetëm për të shënuar. Kjo është arsyeja pse më pëlqen shumë, ai është një sulmues i plotë.

Si lojtar merr pjesë në lojë, nëse ka një asist e bën edhe kur ka një gol për të shënuar, edhe nëse nuk po zhvillon një lojë të mirë siç ndodhi në takimin me Bilbaon, ai shënon, ky është Benzema. për mua është sulmuesi më i mirë në historinë e Francës dhe këtë e demonstron ajo që po bën. Përfundon Zidane.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benzema henry zidane benzema henry zidane

Sondazh

Poll