Sport

“Qytetarët” e Mançesterit, të bindur se Mesi do të veshë fanelën e tyre…

16 Dhjetor 2020, 08:03 Nga DOSJA
“Qytetarët” e Mançesterit, të bindur se Mesi do

ANGLI – Mançester Siti i ka “veshur” fanelën e tij Lionel Mesit. Klubi britanik i sheikëve me gjasa është i vendosur që ta bëjë pjesë të tij yllin e Barçës në merkaton e janarit apo në verën e vitit të ardhshëm.

“Pleshti” argjentinas në verë shkaktoi rrëmujë në kampin katalanas, pasi dorëzoi letrën për largim. Mirëpo, 33-vjeçari u bind nga familja e tij që të qëndronte edhe më tej në “Camp Nou”, mirëpo situata nuk ka ndryshuar aspak për të mirë.

Sipas asaj që raporton “Daily Express”, Mançester Siti është duke e bërë të pamundurën që të transferojë drejt ishullit gjashtë herë fituesin e Topit të Artë. Kjo edhe pse britanikët janë në dijeni që dhe Paris SG i do shërbimet e argjentinasit dhe “El Chiringuito” raportoi se ka një marrëveshjes midis lojtarit dhe klubit francez.

Gjithsesi, vera e vitit të ardhshëm do të jetë vendimtare, për atë se ku do të luajë Lionel Mesi, pasi kontrata e tij me Barcelonën skadon në qershor. Zgjedhjet e reja presidenciale në klubin katalan mund të ndryshojnë  rrjedhën e ngjarjeve që përfliten.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lionel mesi mancester junajtid paris sg pleshti topi i arte ylli argjentinas lionel mesi mancester junajtid paris sg pleshti topi i arte ylli argjentinas

Sondazh

Poll