Sport

Merkato e dimrit, te Vllaznia nuk ka vend. Afrimet kanë nënshkruar parakontrata…

16 Dhjetor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Merkato e dimrit, te Vllaznia nuk ka vend. Afrimet kanë nënshkruar

SHKODER – Edhe pse Vllaznia kryeson Superligën dhe merkatoja është në prag, në listën e federimeve të shkodranëve nuk ka vend. Për t’u afruar ndonjë lojtar gjatë janarit, klubi kuqeblu duhet që të largojë ndonjë futbollist, ose ta federohet atë te Vllaznia U-21.

Ndërkohë, dihet se në janar me Vllazninë bashkohet mbrojtësi Abdurrahman Fangaj, që ka nënshkruar dhe kontrata e tij futet në fuqi në pjesën e dytë të sezonit. Te shkodranë pritet të firmosë edhe sulmuesi anësor, Elvir Maloku, i lindur në Kroaci që prej kohësh po stërvitet me Vllazninë.

Pra nëse dy afrime janë pronotuar, enigma është se kush do të largohet nga radhët e Vllaznisë? I pari në listë është Eugen Sidorenko, moldavi i afruar janarin e shkuar. I dyti në radhë përflitet sulmuesi anësor Kristofer Mandiangu, i cili nuk ka luajtur asnjë minute në kampionat dhe kontrata i përfundon në fund të muajit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abdurrahman fangej elver maloku klubi shkodran merkatoja e dimrit merkatoja e janarit vllaznia vllaznia u-21 abdurrahman fangej elver maloku klubi shkodran merkatoja e dimrit merkatoja e janarit vllaznia vllaznia u-21

Sondazh

Poll