Sport

VIDEO/Barazimi që çmendi Guardiolën, momenti kur tekniku i Manchester City-t nuk lejon gjyqtarin e katërt të japë minutat

16 Dhjetor 2020, 14:39 Nga DOSJA
VIDEO/Barazimi që çmendi Guardiolën, momenti kur tekniku i

ANGLI-Një sezon i keq u ndodh të gjithëve, madje edhe më të mirëve. Dhe dicka e tillë po i ndodh Pep Guardiolës, i cili midis Barcelonës, Mynihut dhe Manchesterit, ka treguar se di të fitojë kudo, duke ndryshuar edhe mënyrën e të luajturit të ekipeve që ai drejton. Deri më tani Manchester City ndodhet 5 pikë larg nga dy kryesuesit si Tottenham dhe Liverpool.

E fundit dhe jo pak e rëndësishme, ishte sfida kundër West Bromich, një skuadër që sa herë është përballur nuk i ka hapur probleme, ndërsa në takimin e së martës mbrëma, dolën me vetëm 1 pikë nga Etihad Stadium. Ajo që ra në sy ishte tensioni i Guardiolës kur gjyqtari i katërt dha minutat shtesë, gjë që nuk i pëlqeu aspak 49 vjecarit.

 

Oh #Guardiola. Why do you make a meal of everything? #MCIWBA pic.twitter.com/kzxsdUdvoj

— Sheyio ⚜️??? (@MasterOluwa) December 15, 2020

Pep u përpoq të shtonte shtesat pas katër që ishin vendosur por ishte e kotë.Një sjellje që sigurisht nuk shihet cdo ditë dhe tani mund të ketë pasoja. Sic raportohet nga Daily Mail, në raste të tilla Guardiola është falur, ndërsa trajnerët e tjerë duke iu referuar Mourinhos janë gjobitur. Tabloidi britanik shkruan se nëse portugezi do të sillej në mënyrë të tillë atëherë do të skualifikohej gjithë jetën. Në ditët në vazhdim pritet se cfarë do të ndodhë me Guardiolën nëse do të marrë një dënim nga Disiplina apo jo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport guardiola manchester city guardiola manchester city

Sondazh

Poll