Sport

“E treta e vërteta”, pas 12 vitesh Starova rikthehet te Teuta, tani si drejtor sportiv

16 Dhjetor 2020, 14:58 Nga DOSJA
“E treta e vërteta”, pas 12 vitesh Starova rikthehet te Teuta,

DURRES – Sulejman Starova rikthehet pas 12 vitesh sërish në Durrës. Kësaj here jo me tutat e trajnerit, por me kostumin e drejtorit të ri teknik të skuadrës së Teutës. Lajmi është zyrtarizuar nga shefi i klubit durrsak Enid Furrxhi, i cili e ka prezantuar “Bobin” përpara ekipit në mjediset e “Olympik Park”, si drejtorin e ri të skuadrës së “djemve të detit”.

65-vjeçari kryeqytetas Sulejman Starova është një emër i njohur në mjedisin e futbollit durrsak, jo thjeshtë si një ish-futbollist, trajner i Partizanit, apo ish-sekretar i FSHF-së. Ai në dy raste më parë, në sezonet 2006-2007 dhe 2008-2009, ka qenë në krye të pankinës durrsake, si trajner i Teutës.

Tani, në postin e ri të drejtorit teknik, Starova do të nisë sërish një aventurë tjetër durrsake, por me sfida dhe ambicie të mëdha. Rrugëtimi i drejtorit të ri të Teutës, nis këtë fundjavë me duelin ndaj Apolonisë, ku durrsakët do të tentojnë të thyejë tersin e barazimeve.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport drejtori i ri teknik i teutes enid furrxhi skuadra durrsake me drejtori te ri sulejman starova drejtori i ri teknik i teutes enid furrxhi skuadra durrsake me drejtori te ri sulejman starova

Sondazh

Poll