Sport

Meta uron gjimnastin rus që garoi për Shqipërinë: “Një sukses historik për vendin tonë”

16 Dhjetor 2020, 10:43 Nga DOSJA
Meta uron gjimnastin rus që garoi për Shqipërinë:

TIRANE – Pak ditë nga fitimi i titullit Kampion Europe për Shqipërinë, gjimnasti rus me pasaportë shqiptare, Matvei Petrov, është uruar edhe nga Presidenti i Republikës z.Ilri Meta. Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Meta thekson se ky është një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta.

“Urime të përzemërta atletit tonë, Matvei Petrov, për shpalljen e Shqipërisë, për herë të parë, Kampione Europe në gjimnastikë! Një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta! Le të shërbejë ky rekord, për ringritjen e gjimnastikës tonë, që ka patur një traditë të shkëlqyer. Urime trajnerit Alon Hasa dhe gjithë atletëve të gjimnastikës për këtë arritje të çmuar, që na bën krenar të gjithëve,”- shkruan Presidenti Meta në urimin e tij.

Në garën e zhvilluar në Mersin të Turqisë, Petrov fitoi më shumë pikë se të gjithë në kategorinë “kalë me doreza”, duke i dhuruar Shqipërisë kështu për herë të parë rezultat historik. Pas Petrov, qëndron një tjetër shqiptar. Ai është stërvitur nga shqiptari Alon Hasa, i cili është president i klubit Sk Hradcani në Pragë, si edhe zotëron një nga palestrat më të mira për gjimnastikë.

Atleti rus ka marrë pasaportën shqiptare në vitin 2018 dhe që nga ai vit vazhdon të përfaqësojë ngjyrat e flamurit kuqezi. Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Matvei Petrov mund të jetë edhe përfaqësuesi i këtij sporti për Shqipërinë në lojërat olimpike që do të zhvillohen në Tokio vitin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll