Sport

VIDEO / Ekstravaganca e “të çmendurit” Higuita, që mbronte portën e Kolumbisë

16 Dhjetor 2020, 10:53 Nga DOSJA

HISTORI – Sot ai nuk luan më, ka vite që e ka lënë futbollin. Por të pasionuar pas futbollit, mosha e tretë dhe ajo mesme, me siguri e mbajnë mend portierin dhe veprimet ekstragante të Rene Higuitës, i cili mbronte portën e kombëtares së Kolumbisë.

Ai, sot 54 vjeç, ka qenë “gardiani” më problematik i viteve ‘90, që mbahet mend në futbollin botëror, për atraksionet e tij që bëri në finalet e botërorit “USA 1994”. Ndërkohë ky “show” i tij, kishte qenë i pranishëm më herët një futbollin kolumbian.

Higuita ishte i paparashikueshëm në fushë. Nuk e kishte problem të rrezikonte dhe goditjen e kundërshtarit ta priste me thembrat e këmbëve, siç shihet edhe në këtë video 30 sekondshe, nga ndeshja ndaj Gjermanisë në finalet e “USA 1994”.

Ai guxonte ta braktiste portën, të driblonte, duke rrezikuar aq shumë, paçka se gjithmonë ka dalur fitues. Higuita i dha përmasa të reja këtij posti, duke bërë një revolucion në lojën me këmbë të portierit të sotëm modern.

Portieri kolumbian ekstravagant Higuita në vitin 1992 ka mbrojtur kuadratin e Valladolidit në Spanjë, pasi kryesisht karriera e tij ka qenë në klubet kolumbiane, si Millonarios, Atletiko Nacional, Verakruz, Independiente Medelin, Real Kartagena, Atletiko Junior, Deportivo Pereira, Aukas, Guaros, Deportivo Rionegro.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boterori usa 1994 kolumbia portieri ekstragant portieri i kolumbise rene higuita boterori usa 1994 kolumbia portieri ekstragant portieri i kolumbise rene higuita

Sondazh

Poll