Sport

Muaji i së vërtetës për Calhanoglu-n, nëse turku nuk rinovon me kuqezinjtë mund të largohet në janar

16 Dhjetor 2020, 14:50 Nga DOSJA
Muaji i së vërtetës për Calhanoglu-n, nëse turku nuk

MILANO-Në shtëpinë e Milanit është muaji i së vërtetës për Hakan Calhanoglu. Agjenti i lojtarit turk, Gordon Stipic, në fakt do të takojë menaxherët e klubit për të diskutuar me Frederic Massara dhe Paolo Maldini-n të ardhmen e numrit 10,kontrata e të cilit i skadon në 30 qershor. Palët po mundohen të gjejnë një marrëveshje për rinovimin, agjenti i turkut kërkon 5.5 milion, ndërsa klubi ofron 3.5, por mund të gjendet e një marrëvesshje në shifrën e 4 milionë eurove plus bonuset.

Nëse një marrëveshje nuk do të arrihej, Calhanoglu mund të ishte një transferim falas për të gjithë admiruesit e turkut. Ditët e fundit është folur për një interes nga të gjithë emrat e mëdhenj në futbollin italian, me Napolin, Juventusin dhe Interin që janë gati për të përfituar nga situata.

Milan, nuk dëshiron të kapet i papërgatitur dhe për këtë arsye drejtuesit janë fokusuar në profile të ndryshme, siç është ai i Dominik Szoboszlai (i cili megjithatë duket se është shumë afër Leipzig) dhe atë të Papu Gomez, që mund të largohet nga Atalanta në janar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hakan calhanoglu milan hakan calhanoglu milan

Sondazh

Poll