Sport

Vllaznia në krye, Xhaferi: “Janë tejkaluar pritshmëritë. Titulli do të ishte një ëndërr”

16 Dhjetor 2020, 06:16 Nga DOSJA
Vllaznia në krye, Xhaferi: “Janë tejkaluar

TIRANE – Ecuria e Vllaznisë në këto 8 javë kampionat duket se ka befasuar edhe vetë drejtuesit shkodranë, teksa e shohin skuadrën e tyre të udhëheqë Superioren me 19 pikë të grumbulluara pas 6 fitoresh, 1 barazim dhe vetëm 1 humbjeje.

“Të themi të vertetën i ka kaluar pritshmëritë që kishim dhe uroj që të vazhdojmë kështu, sepse oreksi vjen duke ngrënë,”- është shprehur në një intervistë për Top Channel donatori i shkodranëve, Alban Xhaferi .

Ndërkohë ka filluar edhe procesi për privatizimit e Vllaznisë nga Bashkia Shkodër, e cila nuk ka paguar të paktën 3 muaj, pjesën e saj të marrëveshjes sa i përket pagave të lojtarëve?

“Nga Vllaznia askush nuk është larguar pa u paguar dhe nuk kemi asnjë borxh të tillë. Ka disa vonesa që janë procedura të Bashkisë, por mund të them se janë normale.”

Fitorja e fundit në minutën 90-të ndaj Partizanit i ka djeguar të kuqeve, aq sa drejtori i tyre Olsi Rama deklaroi se nuk ishte “fair” në suksesin e shkodranëve 2-300 tifozët e pranishëm në stadium?

“Sipas kësaj logjike nëse 2-300 tifozë ndikuan në shënimin e një goli, po të kishim 18.000, ne do të shënonim 30 gola? Ka një keqkuptim këtu”.

Titullin e fundit Vllaznia e ka fituar në vitin 2001, a është ky viti i duhur për ta sjellë trofeun në Shkodër?

“Urojmë që po, do të ishte një ëndërr,”- deklaroi donatori i shkodranëve, Alban Xhaferi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban xhaferi bashkia e shkodrës donatori i vllaznise vllaznia vllaznia kryeson superioren alban xhaferi bashkia e shkodrës donatori i vllaznise vllaznia vllaznia kryeson superioren

Sondazh

Poll