Sport

Juventus, Pirlo: “Atalanta? Shumë e fortë, tani nuk ka më skuadra të dobëta”

16 Dhjetor 2020, 05:44 Nga DOSJA
Juventus, Pirlo: “Atalanta? Shumë e fortë, tani nuk ka më

ITALI – “Ndaj Atalantës na pret një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi shumë të fortë që është bërë realitet prej disa vitesh. Ata janë një ekip i shkëlqyer jo vetëm në kampionatin italian, por edhe në nivelin evropian,”- ka deklaruar Andrea Pirlo për “Juve TV”.

Ndërkohë, ai nuk i ka kursyer lëvdatat për teknikun e skuadrës bergamaske.“Gasperini? Eshtë një trajner shumë i zoti. Ai u rrit këtu, te të rinjve të Juves dhe bëri mirë kudo që shkoi. Ka një mënyrë shumë të veçantë loje dhe vazhdon me idetë e tij, të cilat i kanë dhënë rezultate të shkëlqyera”.

Duke folur për përparimin e Juves së tij, Pirlo u përqendrua më shumë në aspektin psikologjike: “Kur kemi qëndrimin e duhur dhe dëshirën për të luajtur, atëherë rezultatet janë në anën tonë. Gjithsesi, edhe pse ekipi është rritur në mentalitet, ne duhet të përmirësojmë aspektin teknik”.

Ai konfirmoi se Kielini dhe Demiral ende janë nuk janë të gatshëm për t’u aktivizuar, duke komentuar kampionatin. “Eshtë një kampionat i çuditshëm. Me Covid-19 dhe ndeshjet e ngjeshura, gjithçka është pak e ekuilibruar, kështu që duhet të përballeni me çdo takim me mentalitetin e duhur.  

Nuk ka më skuadra të dobëta, ka vetëm skuadra të forta që mendojnë të luajnë dhe jo vetëm të mbrohen. Duhet të përballeni me të gjitha me një mentalitet të caktuar, përndryshe rrezikojmë të hasim surpriza të pakëndshme,”- përfundoi trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andrea pirlo atalanta juventusi seria a skuadra bergamaske trajneri gasperini andrea pirlo atalanta juventusi seria a skuadra bergamaske trajneri gasperini

Sondazh

Poll