Aktualitet

U arrestuan gjatë operacionit antidrogë në Vlorë, zbardhen emrat e policëve të arrestuar

14 Dhjetor 2020, 12:51 Nga DOSJA
U arrestuan gjatë operacionit antidrogë në Vlorë, zbardhen

HIMARË– Kanë dalë emrat e policëve të arrestuar pas operacionit antidrogë që u zhvillua ditën e sotme në Vlorë e që u arrestuan më shumë se 41 persona.

Arjan Tase shef i komisariatit Himarë, David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme, Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë, Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë, Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë, I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim.

Nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani janë dorëzuar 41 urdhër arreste, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

Operacioni u përqëndrua kryesisht në zonën e “Lumit të Vlorës” dhe në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë mbajtur prej kohësh në mbikqyrje nga Policia dhe sot është vendosur që operacioni të kryhet.

Operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave  në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin. Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antidroge ne vlore aksioni antidroge ne vlore

Sondazh

Poll