Aktualitet

Dosja 339-1′, Prokuroria jep pretencat për laboratorin e drogës në Has, të gjithë dënohen me burgim, 113 vite total për

14 Dhjetor 2020, 09:55 Nga DOSJA
Dosja 339-1′, Prokuroria jep pretencat për laboratorin e drogës

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencat për ‘Dosjen 339’, për laboratorin e drogës në Has.

Prokuroria kërkon për Gjevi Ndoka 8 vite, për Altin Avdyli 6.8 vite, për Esat Mehmeti 10 vite, për Petrit Suljemani 8 vite, për Sajmir Sulejmani 8 vite, për Hajri Seferi 10 vit, për Orges Jahoelezi 6.8 vite, për Shkëlqim Avdyli 4 vite, për Mario Zeqiri 4.8 vite, për Elton Shehaj 4.8 vite, për Ardit Gjyriqi 4 vite, për Admir Hoxha 12 vite, për Hekuran Hoxha 10 vite, për Vehbi Berushi 8 vite, për Anila Shuti 8 vite, për Xhavit Shyti 12 vite, për Flamur Çela 12 vite.

Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha, në kërkim.

Në muajin tetor tw vitit 2018-të në një laborator droge në fshatin Brenog të Hasit, u gjetën mbi 200 kilogramë heroinë. Mbi personat e mërsipërm rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria u evidentua se në laboratorin e kokainës në Has, vepronin disa grupe kriminale, ku mes tyre përfshihen Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Gjevi Ndoka dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani, të cilët dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike.

Gjatë hetimeve të kësaj dosje kanë rezultuar të dhëna se disa shtetas ndër ta dhe Astrit Balliu ose Avdyli, merreshin me trafikimin e sasive të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të shtetit Italian, dhe vendeve të tjera Europiane.

Grupi kriminal dyshohet të ketë vepruar që prej vitit 2004 dhe ka transportuar një sasi prej 1 ton e 300 kg marijuanë dhe 10 kg heroinë. Sipas policisë, organizata kishte plan për të transportuar drejt Italisë një sasi tjetër prej 1500 kg marijuanë. Operacioni ishte koduar “Lindja e diellit” për shkak se të gjitha ngarkesat e drogës mbërrinin në Itali në të zbardhur drita e mëngjesit.

Ata janë akuzuar për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin avdylaj ardit gjyriqi dosja 339 dosja 339/1 esat mehmeti flamur çela hajri seferi hekuran hoxha prokuroria e tiranes altin avdylaj ardit gjyriqi dosja 339 dosja 339/1 esat mehmeti flamur çela hajri seferi hekuran hoxha prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll