Politike

Sandër Lleshaj flet ende si ministër: E ndamë Shqipërinë nga kanabisi, kemi vullnet të paepur policor

14 Dhjetor 2020, 10:45 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj flet ende si ministër: E ndamë

TIRANË- Edhe pse i dorëhequr, Sandër Lleshaj duket se nuk e ka me “qejf” largimin nga detyra. Në një postim në rrjetet sociale, ministri në largim i Punëve të Brendshme, deklaron se Shqipëria është ndarë nga kanabisi, dhe se viti 2020 sipas asaj që Lleshaj ka lexuar në deklaratën e partnerëve italianë që zhvilluan një konferencë të përbashkët me Policinë shqiptare, shënon minimumin historik të trafikut drejt Italisë. Lleshaj përmend edhe aksionin që po zhvillohet në Vlorë, dhe deklaron se falë vullnetit të paepur policor, Shqipëria ka arritur një sukses historik.

POSTIMI I PLOTË I SANDËR LLESHAJT: 

Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi

Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.
Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj:
1. Vullneti i paepur politik;
2. Angazhimi i fortë policor;
3. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.
Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor.
Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme.

Lleshaj dha dorëheqjen 4 ditë më parë, në kulmin e protestave pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Ministri deklaroi se dorëheqja lidhet me parimet e tij personale, e kurrsesi me përgjegjësinë politike në krye të drejtimit të rendit dhe sigurisë publike. Që prej momentit të largimit të Lleshajt, vendi është ende pa një emër se kush do të jetë Ministri i ri i Brendshëm.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll