Politike

PD padit Ardi Veliun në SPAK: Urdhëroi dhunën kundër protestuesve dhe qytetarëve të tjerë

14 Dhjetor 2020, 10:08 Nga DOSJA
PD padit Ardi Veliun në SPAK: Urdhëroi dhunën kundër

TIRANË- Partia Demokratike ka paditur sot në SPAK, (Prokuroria e Posaçme), drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në njoftimin e selisë blu, thuhet se Veliu është paditur nga PD, për të paktën 5 vepra penale që policia ka kryer gjatë protestave për Klodian Rashën. PD kërkon pezullimin nga detyra të Veliut deri në përfundimin e hetimeve, ndërsa argumenton se ai ka shpërdoruar detyrën, ka kryer veprime arbitrare, ka penguar qytetarët të grumbullohen dhe nuk ka marrë masa për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Partia Demokratike paditi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu për 5 vepra penale, të kryera gjatë protestave të ditëve të fundit, pas ekzekutimit nga policia të një të riu 25 vieçar. Kërkesa e Partisë Demokratike i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që duhet të kërkojë pezulliminne Ardi Veliut nga detyra deri në përfundimin e hetimeve. Në padinë e dorëzuar në SPAK, Partia Demokratike argumenton me detaje sesi Ardi Veliu ka shkelur ligjin, duke kryer të pesta veprat penale, si:
1. Shpërdorim i detyrës
2. Kryerja e veprimeve arbitrare
3. Pengimi në të drejtën për t’u shprehur, grumbullusr dhe manifestuar
4. Dëmtime të tjera me dashje
5. Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.

Në padinë penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Partia Demokratike vë në dukje se “në protestat paqësore për të kundërshtuar frymën e represionit policor dhe të abuzivizmit qeverisës, është vënë re përdorim i teprusr i dhunës policore, përdorimi në mënyrë të çmendur i gazit lotsjellës. Ai është hedhur në sasi shumë të mëdha në Bulevard dhe në zonat rezidenciale me densitet të lartë qytetarësh, që nuk ishin pjesë e protestës”.

Duke i vënë në dispozicion SPAK-it fakte konkrete, në padi theksohet se, me urdhër të Ardi Veliut, është uahtruar dhunë barbare ndaj të miturve, kanë ndaluar në mënyrë abuzive çdo njeri që lëvizte në rrugë, pa qenë pjesë e protestës.

“Me anë të këtij kallëzimi, marrim përsipër të bëhemi përçues të zërit të atyre qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, të cilët besojnë se ligji është një dhe i barabartë për të gjithë dhe që ende kanë shpresën se vetëm zbatimi i Ligjit do ta çojë drejt përsosjes shoqërinë tonë.”- i drejtohet Partia Demokratike SPAK-ut, duke i kërkuar marrjen nën hetim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe pezullimit të tij nga detyra.

Kërkesa e PD vjen pas 5 ditëve protesta që përfshinë Tiranën dhe disa qytete të tjera. Vrasja e të riut Klodian Rasha të martën në Laprakë nga Policia e Shtetit, hapi një valë zemërimi. Ditën e dytë të protestës, dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, por protestuesit nuk u mjaftuan. Ata kërkuan për ditë radhazi largimin e Veliut, por kjo kërkesë u pa si e tepërt nga kryeministri Edi Rama. Përgjatë protestave policia iu kundërpërgjigj protestuesve me gaz lotsjellës, ujë, dhe shoqërime të dhunshme, edhe të të miturve që ndodheshin në protestë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardi veliu pd padit ardi veliun protesta per klodian rashen ardi veliu pd padit ardi veliun protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll